Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, drejtor komunal, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e shkollave të kësaj komune. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me procesin mësimor që po zhvillohet në distancë për shkak të gjendjes pandemike të krijuar në gjithë vendin nga virusi COVID-19.
Në këtë takim është bashkëbiseduar me drejtorët e shkollave edhe për parapërgatitjet për mbajtjen e testit të arritshmerisë dhe testit të maturës dhe atë konform rregullave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit pandemik. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi, tha se qeveria komunale e Vitisë, është e angazhuar edhe në realizimin e projekteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shtuar se gjatë këtij takimi ai ka dashur të dëgjoj drejtpërdrejtë edhe nevojat e secilës shkollë.
Ndërkaq drejtori Basri Aliu, ka falenderruar drejtorët dhe mësimdhënësit për punën që po e bëjnë me nxënësit në distancë duke shfrytëzuar platformat e ndryshme. Aziz Zuka