Shkruan: Refik Hasani
Takimi PanShqiptar i mbajtur në Gjilan, të vazhdohet në gjithë trekëndëshin kufitar
Ishte kënaqësi të jesh pjesëmarrës në “Takimi i madh i AnamorAvës”, PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i cili u mbajt në ’’Vali Ranch’’, në Gjilan

Një organizim nga Liga Shqiptare në Botë, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare të Zvicrës dhe ,,Gazeta e Alpeve’’, ku pjesëmarrës me personalitete të ndryshme nga sfera të ndryshme jetësore dhe profesionale, nga vende të ardhura nga e gjithë bota.

Takimi i sotëm,është e një rëndësie të veqantë sepse po mbahet në TREKËNDËSHIN KUFITAR-Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut, ku edhe në këtë TREKËNDËSH, në dy anët e kufirit të këtyre tri shteteve, shumicën e përbëjm NE SHQIPTARËT.
Falemindërt për mirënjohje, Ligës Shqiptare në Botë, Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të Zvicrës dhe ,,Gazeta e Alpeve’’, në cilësimin, për angazhimet dhe kontributet organizative në organizimin e këtij takimi.
Uroj që takimet të ngjashme të mbahen dhe organizohen më shpesh në TREKËNDËSHIN KUFITAR.

Pasi këtij takimi, të rëndësishëm në Anamoravë, uroj të relizohet propozimi dhënë publikisht para më shumë se një dekadë, që Gjilani të jetë nikoqir i takimi të përbashkët Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverin e Republikës së Shqipërisë, por edhe i takimit të përbashkët Qeveris së Republikës së Kosovës me Qeverin e Republikës së Maqedonisë së Veriut