OPINION

Tash e 29 vjet pa djaloshin i cili në vitin 1990 u printe demonstratave në Gjilan

Aty Gjilani kërkonte në plot kuptimin e fjalës liri dhe të drejtat njerëzore. Reshat Ymeri apo dëshmori i sotëm i dha kuptim lirisë së shumë pritur. Ishte i ri, po kush tjetër do të ngrihej në demonstrata ndaj regjimit të eger serb pos tyre. Më shumë se gjithkush tjetër rinia e ndjen dhimbjen, pushtimin me një fjal ajo se duron shtypjen. Reshati sot bënë roje në varrezat e dëshmorëve në Gjilan ku iu bashkangjit një plejade të tërë dëshmorësh që dhanë jetën për atdhe. Asnjëherë nuk do të harrohet varrimi i tij, ku rruget e Gjilanit ishin të mbushura me njerëz për të përcjell kufomën e tij deri në varreza.Ishin bërë bashk të gjithë pa dallim. Këtë e bëri Reshati edhe i rënë në ballë të rinisë djaloshare. Izmi Zeka.

You Might Also Like