Shëndeti

Të bëhemi bashkë për një kauzë shumë të fuqishme: Mbrojtjen e shëndetit mendor dhe mirëqenia psiko-emocionale të të gjithëve

Shkruan: Msc. Vjollca Zymberi – Devaja, psikologe

 

Të dashur prindër,

Po jetojmë në një kohë ku fëmijët tanë janë të ekspozuar çdo ditë ndaj një vërshimi të madh të informacioneve, imazheve dhe videove të forta emocionale. Ky hiperstimulim i trurit nga rrjetet sociale nuk shkakton vetëm lodhje por ndikon në mënyrën si fëmijët mendojnë, ndjejnë dhe reagojnë në situata të ndryshme.

E gjitha kjo ndodh sepse:

• Truri i tyre në zhvillim e sipër, mësohet me ndjesi të forta dhe të shpejta.

• Ndjenja si zemërimi apo frika përforcohen lehtë nga përmbajtjet që shohin.

• Mbingarkesa e informacionit ul aftësinë për kontrollim emocional, gjë që shpesh çon në sjellje më impulsive dhe agresive.

Çfarë mund të bëjmë?

• Vendosni kufijë se cilat nga rrjetet sociale mund të përdoren dhe gjithsesi, me kohë të kufizuar, (edhe pse për të rinjët kjo është e papranueshme por disiplina nuk krijohet ndryshe)

• Diskutoni me fëmijët për përmbajtjet që shohin, apo përcjellin dhe qëndrojuni afër. • Inkurajoni aktivitete jashtë ekranit: sport, lojëra kreative, kohë me familjen, biseda të hapura dhe përkrahëse.

Agresiviteti i të rinjëve nuk lind nga “asgjëja” dhe askush nuk përfshihet në telashe me qëllimin për ta bërë, por ndodh në mungesë të aftësive vet-rregulluese tek fëmijët dhe të rinjët, mbingarkesa mendore si rezultat i informacioneve të tepërta nga rrjetet sociale si dhe normalizimi i sjelljeve fyese, nënçmuese dhe agresive.

Është momenti i fundit të bëhemi bashkë të gjithë për një kauzë shumë të fuqishme: Mbrojtja e shëndetit mendor dhe mirëqenia psiko-emocionale e të gjithëve! 

You Might Also Like