Shëndeti

Ambulanta në Pogragjë s’do të ketë më vështirësi të furnizimit me ujë

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë, nuk do të ketë më problem furnizimit të rregullt me ujë.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunês së Gjilanit, tha se falë bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief, përmes koordinatorit në Gjilan Dardan Veseli, u mundësua të na dhurohet donacion rezervuari 1000 litra për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë – qendër kjo e cila në vazhdimësi është ballafaquar me pengesa të furnizimit të rregullt me ujë.
Doruntina Hasani, më tej shtoi se përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitoj edhe ambulanta. Deri atëherë, përmes donatorit, kemi bërë zgjidhje të qëndrueshme për pacientët dhe stafin mjekësor.
“Në qeverinë tonë, sfidat trajtohen me prioritet.
Të tjerët flasin, ne punojmë”, tha dretoresha Hasani.

You Might Also Like