Këtë të diele SC Gjilanin e pret një sfidë në fushë të vet, ngase do të përballet me Trepçën ’89, e cila seriozisht është futur në garën për ekzistencë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim në ora 13.
Gjilani do të hyjë në këtë ndeshje pas fitores që e ka shënuar në Skenderaj ndaj Drenicës me rezultat 2:1, derisa Trepça ’89 në ndeshjen e fundit është mposhtur nga Ballkani me rezultat 0:1.
Deri më tash nga 21 ndeshje të zhvilluara, SC Gjilani ka mbledhur 32 pikë dhe për momentin është në pozitën e tretë në tabelë, derisa nga po aq ndeshje Trepça ’89 ka tubuar 22 pikë dhe është në pozitën e tetë, e cila dërgon në ndeshjen e barazhit./kryelajmi.com/.