SC Gjilani ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit tetovar Shpend Asani, i cili ka firmosur kontratë me kuqebardhët deri në vitin 2020, raporton Gazetasheshi.com.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit gjilanas, derisa janë paralajmëruar edhe ardhje të tjera.
“Gjilani sot ka arritur të finalizoi marrëveshjen me lojtarin nga Tetova,Shpend Asani.22 vjeçari i cili luan pozitën e mesfushorit ofanziv,sot ka hedhur firmën për tu bë bërë pjes e Gjilanit deri në Qershor të vitit 2020.
-Asani hapat e parë si futbollist i bëri tek ekipi nga Tetova,KF Shkëndija pastaj ai u paraqit për një sezon edhe me ekipin tjetër shqipëtar nga Maqedonia,KF Shkupi.Shpend Asani seznoin e fundit e luajti tek Vëllazërimi nga Kërçova nga ku dhe u transferua në skuadrën tonë.
-Skuadra e Gjilanit gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizoj edhe prurje të tjera në ekip”.