Teatër

Të hënën jepet premiera e shfaqjes “Gënjeshtra” me regji të Ekrem Sopit

“GËNJESHTRA” nga Florian Zeller, regjia Ekrem Sopi
Aktorë: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa Baftiu
Asistente e Regjisë: Natyrë Kallaba, Skenografia: Dhurim Ismaili-Dajki, Kostumet: Leudita Hyseni, Dizajni i dritave: Burim Baftiu
30 qershor – ora 20:00 (Premiera)
1 korrik – ora 20:00 (Repriza e parë)
📍 Teatri i Gjilanit
Pas suksesit të komedisë “E vërteta”, Teatri i Gjilanit sjell në skenë pjesën binjake të saj – “Gënjeshtra” – nga dramaturgu francez Florian Zeller, njëri nga zërat më të rafinuar të teatrit bashkëkohor evropian.
Për shfaqjen:
Një darkë mes miqsh që shndërrohet në një duel të heshtur mes dyshimit dhe besimit. Një gënjeshtër e padëmshme…ose ndoshta fillimi i një rrëmuje të pakthyeshme.
Në këtë duel të hollë fjalësh dhe heshtjesh, e qeshura vjen e shoqëruar me tension, ndërsa të pathënat bëhen më të forta se çdo deklarim i sinqertë.
Zeller na fton të vëzhgojmë jo thjesht një martesë në pikëpyetje, por vetë natyrën njerëzore për të zgjedhur mashtrimin, kur e vërteta bëhet e papërballueshme.
Një shfaqje ku çdo buzëqeshje fsheh një dyshim, çdo fjalë një frikë – dhe ku publiku vendos vetë:
A janë gënjeshtrat më të dëmshme se e vërteta… apo më të nevojshme?
💡 Një lojë e hollë teatrale ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Një duel mjeshtëror mes burrit dhe gruas, miqësisë dhe tradhtisë, së vërtetës dhe gënjeshtrës.

You Might Also Like