Jemi të lumtur të ndajmë me ju çmimet që fituam sonte me shfaqjen “God Bless America” e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha, në festivalin e Teatrove në Ferizaj:
🏆 Roli episodik më i mirë – Aurita Agushi
🏆 Aktori më i mirë në rol dytësor – Kushtrim Qerimi
🏆 Aktori më i mirë (Çmimi “Ismail Rama”) – Avni Shkodra
Gjithashtu, skenografi ynë Bekim Korça mori çmimin
🏆Skenografia më e mirë me shfaqjen “13” produksion nga Teatri “Adriana” ndërsa shfaqja “DJALI” (produksion nga Anamour dhe Ernest Zymberi), me regji nga Erson Zymberi, mori çmimin kryesor 🏆”Shfaqja më e mirë e Festivalit” dhe çmimin 🏆 Ylli në ardhje (për aktorin Yzeir Meha, në rolin e Djalit)
Këto arritje janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të artistëve tanë!
🙏 Faleminderit publikut dhe të gjithëve që na mbështesin vazhdimisht në rrugëtimin tonë artistik!
#TeatriiGjilanit #FestivaliTeatroveFerizaj #Teatri #GodBlessAmerica #Djali