Teatër

Teatri i Gjilanit ka filluar provat për shfaqjen më të re, “𝙏𝙤𝙜𝙚𝙧𝙞 𝙣𝙜𝙖 𝙄𝙣𝙞𝙨𝙝𝙢𝙤𝙧𝙞”

Teatri i Gjilanit ka filluar provat për shfaqjen më të re, “𝙏𝙤𝙜𝙚𝙧𝙞 𝙣𝙜𝙖 𝙄𝙣𝙞𝙨𝙝𝙢𝙤𝙧𝙞” të autorit të njohur irlandez 𝙈𝙖𝙧𝙩𝙞𝙣 𝙈𝙘𝘿𝙤𝙣𝙖𝙜𝙝, me regji nga 𝙎𝙝𝙠𝙚𝙡𝙯𝙚𝙣 𝘽𝙚𝙧𝙞𝙨𝙝𝙖. Kjo vepër e fuqishme, e cila do të sjellë një përvojë të veçantë për publikun, trajton tema të thella dhe shpesh herë të errëta me një dozë të konsiderueshme të humorit të zi.
Rreth dramës
Një vështrim i dhunës politike (që ndodhë gjatë trazirave në Irlandën e Veriut) nën sfondin e zymtë të një kolibeje të vjetër tipike fshataraske irlandeze dhe nën mërzinë e pafund të një mjedisi aspak mikpritës, në të cilin, një mace e coptuar nis një cikël vrastar hakmarrjeje.
“𝐿𝘶𝑙𝘪 𝘪 𝘷𝑜𝘤𝑒̈𝘳𝑟 𝑖𝘴ℎ𝘵𝑒 𝑛𝘫𝑒̈ 𝑚𝘢𝑐𝘦 𝘮𝑖𝘲𝑒̈𝘴𝑜𝘳𝑒. 𝘈𝑗𝘰 𝘨𝑗𝘪𝑡𝘩𝑚𝘰𝑛𝘦̈ 𝘥𝑜 𝑡𝘦̈ 𝘱𝑒̈𝘳𝑠𝘩𝑒̈𝘯𝑑𝘦𝑠𝘵𝑒 𝑛𝘦̈𝑠𝘦 𝘥𝑜 𝑡𝘢 𝘴ℎ𝘪ℎ𝘯𝑖𝘵 𝘵𝑒̈ 𝑢𝘭𝑢𝘳 𝘯𝑒̈ 𝑛𝘫𝑒̈ 𝑚𝘶𝑟. (𝑃𝘢𝑢𝘻𝑒̈.) 𝑇𝘢𝑠𝘩 𝑛𝘶𝑘 𝑑𝘰 𝘵𝑒̈ 𝑛𝘢 𝘱𝑒̈𝘳𝑠𝘩𝑒𝘯𝑑𝘦𝑡 𝑚𝘦̈, 𝑍𝘰𝑡𝘪 𝘦 𝘣𝑒𝘬𝑜𝘧𝑡𝘦̈”
“𝙏𝙤𝙜𝙚𝙧𝙞 𝙣𝙜𝙖 𝙄𝙣𝙞𝙨𝙝𝙢𝙤𝙧𝙞” është një dramë e vendosur në një fshat të vogël në ishullin irlandez të Inishmorit. Historia ndjek rrëfimin e Padraic, një anëtar i një grupi terrorist të cilit i tregojnë për vdekjen e maces së tij të dashur, Luli i Vocërr. Padraic, i njohur për brutalitetin e tij, kthehet në shtëpi për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe për të kërkuar hakmarrje. Në një përzierje të jashtëzakonshme të dhunës dhe humorit, shfaqja eksploron tema të tilla si ekstremizmi, dashuria për kafshët dhe absurditeti i dhunës.
Rreth autorit:
𝙈𝙖𝙧𝙩𝙞𝙣 𝙈𝙘𝘿𝙤𝙣𝙖𝙜𝙝 është një dramaturg britaniko –
irlandez, i njohur për veprat e tij të mprehta dhe të guximshme që shpeshherë sfidojnë konvencionet e teatrit tradicional. Ai ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze, përfshirë çmimin Oskar, Bafta Awards, Tony Award dhe Laurence Olivier Award. Disa nga veprat e tij të tjera të njohura përfshijnë “The Beauty Queen of Leenane”, “The Cripple of Inishmaan”, “The Pillowman” dhe “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, që është adaptuar edhe në film dhe ka fituar dhe çmime Oskar. Stili i tij karakterizohet nga një kombinim unik i humorit të errët dhe dramës intensive.
Pas “Sakati nga Inishmani” kjo është vepra e dytë e këtij autori që vendoset në Teatrin e Gjilanit.
Premiera e shfaqjes “𝙏𝙤𝙜𝙚𝙧𝙞 𝙣𝙜𝙖 𝙄𝙣𝙞𝙨𝙝𝙢𝙤𝙧𝙞” do të jetë më 26 qershor.

You Might Also Like