Teatër

U MBYLL ME SUKSES FESTIVALI “DITËT E KOMEDISË SHQIPTARE-PRESHEVA 2023

Mbrëmë u mbyll me sukses Edicioni i XVIII-të i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në të cilën morën pjesë Teatro nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Për këtë Edicion filimisht i faliminderoj gjithë qytetarët dhe komunitetin artistik që ishit prezent për 4-netë, pa Ju nuk do të kishte kuptim.

Falënderoj Aktorët e Teatrit te Qyteti dhe gjithë stafin për punën e bërë me plotë përkushtim për këto ditë dhe netë, por në këtë Edicion dua ta veçoj Fitore Fejzullahu, që i them motër të lumtë për energjinë pozitive që ke sjellë.

Po ashtu falënderim Kryetarin e Komunës zotin Shqiprim Arifi dhe sponsorët: ESA GOUP, me drejtor, Albin Hetemi dhe Enis Hetemi.
Titan Preshevë , me drejtor, Qëndrim Rexhepi
PROTEC me drejtor Llokman Shabani.

Falënderoj drejtorët e Teatrove për bashkëpunimin e vazhdueshem, znj. Elhame Kutllovci , Sulejman Sherifin dhe Erson Zymberin, që në vazhdimësi sjellin shfaqje teatrore para publikut preshevar.

Faliminderit Mediumeve: Klan Kosovës, Radio Televizionit të Kosovës, T7, RTV21, AlsatM, me moderatoren Argjira Elmazi, gazetarin Besim Toska , i cili e përcolli aktivitetin për 4 netë me vullnetin e tij.
Faleminderit, Ardi Zhuta që na kënaqi me dialektin e tij, nxënësen time, Enesa Avdiu , gazetarin Adrian Kerimi
Për fund, falënderoj përzemërsisht Jurinë profesionale, profesoreshen, kryetare e Jurisë zonjën, Drita Begolli , Skender Boshtrakaj dhe Emine Toska , si dhe regjisorin, Naser Shatrolli , që ka përmbushur obligimin e tij me dinjitet.
Faliminderoj politikanin dhe dramaturgun Çedomir Jovanoviq që nderoi Festivalin Shqiptarë.

Nëse dikë kam lënduar, apo anashkaluar #padashje i përulem me kërkim falje.

Pa harruar ta faliminderoj bashkëshorten time Bardha dhe fëmijët e mi që nuk më kanë shumë herë pranë duke u përpjekur që unë ta bëjë më të mirën në punë time.

You Might Also Like