Shëndeti

Tetori – Muaji Rozë

Tetori – Muaji Rozë

Sot mora pjesë në panelin e diskutimit mbi ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, që u mbajt në Shtëpinë e Rinisë në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të Muajit Rozë, të organizuara nga QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në bashkëpunim me organizatën “Fuqia e Bashkimit Rinor”.

Ky ishte një moment reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor për gratë, ndërsa ekipet e QKMF-së dhe të rinjtë vazhduan me marshin sensibilizues në qytet për të përçuar mesazhin e ndërgjegjësimit.

Falënderim për gjithë mjekët, stafin shëndetësor dhe të rinjtë që po e mbajnë gjallë këtë kauzë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën.

You Might Also Like