Futboll

Thaqi e Ajzeraj të bindur në fitore

Ndeshja e 27-të kampionale për klubin tonë do të zhvillohet nesër ndaj KF Drenica, ora 15:00. Pas dy javë pauzë FC DRITA do synojë tri pikë të reja për vazhdimësinë e kampionatit.
Kështu u thanë konferencën e sotme, ku kryetrajneri Arsim Thaqi dhe futbollisti, Almir Ajzeraj folën për ndeshjen dhe përgatitjet.
“Kemi pas dy javë kohë për përgatitje, kemi punu me lojtarë dhe besoj janë të gatshëm. Më gëzon fakti që kthehet Simonovski dhe besoj do ta marrë formën në vazhdimësi. Ndoshta në disa ndeshje fati nuk ka qenë në anën tonë, por realisht duhet të reflektojmë që të kemi një stabilitet sa i përket fitoreve. Gjatë dy jave edhe lojtarët kanë pas qetësi në aspektin emocional e psikologjik. Drenica ka një lojë të bukur për sy, kontrollin e topit dhe do të kërkojnë rezultatin sa më pozitiv. Shpresoj të fitojmë nga kjo ndeshje, dhe me intensitet e ritëm të fitoreve të na mbajnë aty ku jemi deri në fund”, ka thënë trajneri Thaqi.
Edhe futbollisti Ajzeraj tha se do të provojnë dhe kërkojnë rrugën e realizimit dhe fitores.
“Si cdo ndeshje kemi analizu kundërshtarin dhe si në cdo ndeshje ne futemi për tri pikë. Ata janë ekip i mirë dhe pozita e tyre në tabelë nuk është reale. Kemi analizu cdo formacion dhe taktikë të mundshme të kundërshtarit dhe do të mundohemi të gjejmë golin. Kemi ushtru për finalizim dhe besoj që do të përmisohemi në vazhdimësi. Do të provojmë të gjejmë mënyrën e realizimit. Ska rëndësi si mbrohen ata, më shumë ka rëndësi se si luajmë ne”, ka thënë Ajzeraj.
Trajneri Thaqi foli për ecurinë kampionale, duke kërkuar që nga kjo ndeshje të vazhdohet me intensitet pozitiv.
“Ajo që une gjithmonë kam insistu është te pjesa e sulmit dhe në këto dy javë kemi marrë masat sa i përket ofanzivës dhe defanzimës. Shpresoj që tani edhe me Simonovskin të jemi më konkret në realizim të golave. I kemi shiku ndeshjet e fundit të kundërshtarit, por pastaj varet në ndeshje si shkojnë gjanat. Varet prej situatave që krijohen dhe shpresoj që nesër të jemi në situatë që të shënojmë dhe te fitojmë. Do te kemi durimin dhe të shikojmë momentin për të realizuar” ka thënë Thaqi.
Në këtë ndeshje do të mungojnë Hamdi Namani dhe Ilir Blakcori për shkak të kartonëve, ndërsa rikthehet Marko Simonovski.
Konerencën e plotë mund ta ndiqni në linkun: https://fb.watch/jE0eAl3dUW/

You Might Also Like