Futboll

A do t’i zë Stadiumi i Llapit gjithë shikuesit në ballafaqimin Llapi – Drita

Ekipit të Llapit nga Podujeva i janë rritur ambiciet në luftë për kreun e tabelës, që më tepër që në xhirot e fundit kanë arritur disa fitore të rëndësishme. Mirëpo, ambicie të tilla ka edhe Drita e Gjilanit, që për momentin është e para në tabelën e klasifikimit.

Llapi kërkon përkrahjen e tofozëve dhe të tërë Podujevës, por edhe Drita dhe “Intelektualët” janë në përgatitje e sipër për këtë ndeshje.

Tahir Batatina, kryetrajner i LLapit i ka ftuar gjithë llapjanët të jenë në numër sa me të madh në stadiumin  e “Zahir Pajaziti” për ta përkrahur ekipin e tij.

“Nëse veç pak keni ndjenja për Llapin të dielën të gjithë së bashku do të luftojmë për fitoren e radhës. Djemtë janë të motivuar dhe forma e tyre është shumë optimale do të shkojmë betejë pas betejës”, ka thënë ai.

E tifozët e Dritës Intelektualët kanë paralajmëruar se askush nuk mund t’i ndalë në rrugën për t’u bërë kampion. Ata kanë shkruar:

“Intelektualë dhe qytetarë të Gjilanit bëhuni gati për të Dielën që të gjithë së bashku masovikisht të bëjmë rrugën e shpresës , rrugën për qëllimin tonë, rrugën për Dritën Kampion.
Drita ka nevojë për ne , ndërsa ne kemi nevojë për dritë. Të bëhemi së bashku të ndriçojmë këtë rrugë që të kthehemi krenarë për vazhduar luftën deri në fund!
Pra, të Dielën qyteti udhëton në Podujevë me shumë shpresë , me shumë ushtarë në këtë betejë dhe me të vetmin qëllim DRITA KAMPION !”

 

 

You Might Also Like