Futboll

Tifozët e Inter nga Kosova ndihmojn familjet me nevojë në Gjilan


 Tifozët e klubit Italian, FC Inter, të cilët kanë klubin e tyre të zemrës skuadrën FC Inter dhe të cilët kanë përkushtim dhe dashuri saherë që kërkohet nevoja, këta tifoz në mënyrë të organizuar vazhdimisht ju dalin në ndihmë qytetarve të Kosovës duke u solidarizu saherë kërkohet nevoja nga ata.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka prit organizatorin e ndihmave për qytetin e Gjilanit, Nderim Ismajli.
Nënkryetari Ismajli ka falenderuar organizatorin Nderim Ismajli për këtë gjest tejet të mirë të “Inter Club Kosova”, ku në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’, ka shtuar:

Të dashur qytetarë,

Tifozët zyrtar të klubit të njohur Italian “FC INTER” nga Kosova, “Inter Club Kosova”, janë bashkangjitur aksionit të tyre vullnetarë për t’i ndihmuar familjet gjilanase. Ky tifo grup, njihet për përkushtimin dhe dashurinë e afërt ndaj njerëzve në nevojë, ku, gjithmonë, vazhdojnë të organizohen dhe solidarizohen me familjet në nevojë.

Është knaqësi dhe privilegj për ne, që një tifo grup nga Kosova, të pranohet zyrtarisht nga klubi futbollistik me renome nga Italia, “FC INTER”. Tifozët “nerazzurri” nga Kosova, jetojnë me klubin e tyre të zemrës, duke shfaqur vazhdimisht dashurinë për ta, dhe, duke mbretëruar me ngjyrat kaltër e zi.

Kjo tifozëri, ka një shtrirje në tërë territorin e Kosovës, duke bërë organizime të ndryshme, në përcjelljen direkte të klubit të zemrës së tyre, duke organizuar turnire e udhëtime të ndryshme për t’i përcjellur drejtpërdrejtë ndeshjet e tyre në stadiumet Italiane.

“Inter Club Kosova”, është shembulli më i mirë i organizimit dhe konsolidimit të një tifozërie të flaktë, e pranuar zyrtarisht nga Kosova, dhe, e cila po na bënë krenar me përfaqësimin e një grupi të organizuar nga Republika jonë.

Faleminderit, tifozët e “FC INTERIT”! ?? ??

#bashkëiadalim

You Might Also Like