Futboll

Tifozët e Vllaznisë së Pozharanit “Ultras tigrat” me “ultimatum” i drejtohen institucioneve komunale të Vitisë !

Ka rreth dy muaj që kur punëkryersi  për shkaqe ende të panjohura ka ndërprerë punimet në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan duke përfundur vetëm ndërtimin e objektit të zhveshtoreve dhe atë vetëm punët e vrazhdëta !!!

Ka më shumë se një vit që kur u hodh gurthemelimi për rikonstruktimin e dhe rinovimin e stadiumit, ku sipas projektit parashifën të nëdrtohen edhe Tribinat si dhe të rregullohet dhe ndërtohët fusha me barë sintetik dhe komuna atbotë u zotua për përfundimin në afat rekord.

Në planin për renovimin e stadiumit ishin paraparë ndërtimi i fushës sportive, tribunat dhe zhveshtorët duke shpresuar se ndërtimi i stadiumit do të përfundoj në planin e paraparë dhe me cilësinë e duhur,por kjo siq po shifet ishte vetëm një premtim nga komunarët sepse pos siq cekëm që është ndërtuar objekti I zhveshtorës që I është vënë vetëm kulmi asgjë nuk është punuar tash e një vjet !

E indiferentë nuk kanë mundur të jenë dhe tifozët “Tigrat” nga Pozharani, të cilët të pakënaqur ndërprerja e punimeve kanë dhënë këtë “”ultimatum” komunarve që sa më parë të vazhdojnë punimet në rinovim ku parashifet të investohën rreth 419 mijë euro.

“Tifozeria jone zyrtarisht i jep ultimatum komunes se Vitise ne krye me Sokol Halitin se ne rast se deri me daten 1 qershor 2019 nuk fillojne punimet per stadiumin e ri do te ketë protesta të medha para kesaj komune!

Kerkesa jone eshte shume e kjart, duke marre parasysh edhe ato që na takojne ligjerisht”,thuhet në reagm.

Ndryshe, Vllaznia e Pozharanit, pas rënjës nga Supërliga pas një viti garash, edhe këtë vit në Ligën e parë startoi dobët, por me angazhimin e Kryesisë dhe të lojtarëve arriti që të mbijetoj  dhe  shpëtoi nga rënia nga Liga e Parë, derisa edicionin e ardhshëm pritet të ketë të tjera ambicje.

                                                 Aziz Zuka

You Might Also Like