Futboll

Mesfushori i DRITËS, Hamdi Namani “Ylli i Javës”

Mesfushori i DRITËS, Hamdi Namani “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës bashkë me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, kanë përzgjedhur mesfushorin e FC DRITA, Hamdi Namani si më të mirin e xhiros së 19-të.

Futbollistit , Hamdi Namanit iu nda çmimi “Ylli i Javës”, për javën e parë të stinorit pranveror në Superligë.

Mesfushori ishte ndër më të dalluarit në fitoren bindëse, duke shënuar tre gola në pjesën e parë të takimit, FC DRITA – KF Feronikeli (7:0).

You Might Also Like