Tifozët më të flaktë të Dritës “Intelektualët” që sot janë nisur për në Madrid për të përcjellë ndeshjen ndaj Rayo Valecano. Disa prej tyre kanë zgjedhur për të udhëtuar me kombibus deri në Tiranë dhe prej aty me aeroplan do të udhëtojnë në Madrid, ku ekipi i tyre i zemrës do të përballet me Rayo Valecano, në kuadër të Europa Conference League. Në Madrid atyre do t’u bashkëngjiten edhe shumë tifozë të tjerë.
Ndeshja Rayo Vallecano – FC Drita do të zhvillohet të enjten me fillim në ora 21 në stadiumin El Campo de Futboll de Vallecas, i cili ka kapacitetin e 14708 ulëseve.
Ndryshe, Rayo Vallecano de Madrid si klub është formuar më 29 maj 1924, apo 101 vite më parë, fillimisht me emrin Agrupación Deportiva El Rayo. Nofka e tyre është
Franjirrojos (Rrufeja) dhe pritet që ndaj Dritës të luajnë me fanella të bardha tradicionale me rrufenë e kuqe në mes, derisa Drita pritet që të luajë me ngjyrat e tyre tradicionale kaltër e bardhë. /kryelajmi.com/.





