Gjilan

TIKA e interesuar të investojë në shkollën “Musa Zajmi” për modernizim të hapësirave

Gjilan, 14 gusht 2019 – Përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ka vizituar sot ambientet e shkollës “Musa Zajmi” ku është shprehur interesim për investim në krijimin dhe modernizimin e hapësirave për institucionet parashkollore në këtë shkollë.

Kjo u konfirmua sot gjatë vizitës së drejtorit të TIKA, Hasan Burak Ceran, në shkollën “Musa Zajmi”, ku ka thënë se angazhimi që ka bërë Komuna e Gjilanit për integrimin e komunitetit turk është për tu përshëndetur, sepse komuniteti turk ndjehet shumë i sigurtë dhe i barabartë në shoqërinë e Gjilanit dhe TIKA do të jetë prezente edhe më tutje me investime.

Kurse, nga ana e tij drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar organizaten turke, duke shprehur falënderim për interesimin e vazhdueshëm për investim në sektorin e arsimit dhe në sektorët e tjerë në përgjithësi.

Gagica ka thënë se Drejtoria e Arsimit do të jetë bashkëpunuese e vazhdueshme me donatorët për të krijuar kushte më të mira në sektorin e arsimit në përgjithësi.

You Might Also Like