Gjilan

Komuna fton që mësimi të fillojë që nga nesër

Gjilan, 21 janar 2019 – Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më pare dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore.

“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhenësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotrojë arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica.​

You Might Also Like