Gjilani është në pritje të ndeshjes së parë ndërkombëtare, ku sfidon ekipin nga San Marino, Tre Penne, në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Radio Televizioni i San Marinos ka konfirmuar që ndeshja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të këtij vendi.
Klubi i Tre Pennes tashmë ka marrë edhe konfirmimin për një gjë të tillë.
Ndeshja do të luhet më 20 gusht dhe gjilanasit janë favoritë për këtë sfidë.