Gjilan

Trotuaret e qytetit të Gjilanit të lirohen

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan reagon në lidhje me Trotuaret e bllokuara në Komunën e Gjilanit. E pa pranueshme gjendja e trotuareve në Komunën e Gjilanit. Trotuare të uzurpuara, gropa gropa, me pengesa nga më të ndryshmet, vazo të mëdha, gurë të mëdhenj, frigoriferë pijesh, reklama sipas dëshirës, tavolina dhe mbeturina deri te krevate të gjumit i gjenë anekënd Komunës së Gjilanit. Më e keqja është kur me shkallët e lokaleve dhe shtëpive grabërojnë trotuarin për të i’u përshtatur atyre, që i bie se prona shoqërore duhet përshtatur atyre e jo e kundërta. Ky qytet i bukur nuk e meriton këtë trajtim! Duhet t’i kthehet dinjiteti. E gjithë kjo mundësi e ndryshimit në të mirë nuk është e pamundur, dhe ka zero shpenzime! E tëra që nevojitet është të kryejnë punën ata që paguhen për këtë gjë. Është krijur përshtypje se Inspektorati komunal nuk është funksional në Komunën e Gjilanit, dhe nevojat e lirimit të trotuareve nga Institucionet relevante janë emergjente. Duhet liruar çdo centimetër të pronës shoqërore, duhet dhënë fund kësaj praktike të uzurpimit. Trotuaret duhet të jenë të lira dhe qytetarët të ecin lirshëm, pa frikë se do të bien në ndonjë grackë të krijuar nga uzurpuesit. Partia e Drejtësisë dega në Gjilan

You Might Also Like