ARSIMI

Gjilanasja Era Januzi merr mirënjohje nderi në Olimpiaadën e 12-të Matematike Evropiane për Vajza, e mbajtur në Slloveni

Përfundoi me sukses Olimpiada e 12-të Matematike Evropiane për Vajza, e mbajtur në Slloveni. Ekipi i Kosovës fitoi një Mirënjohje Nderi.

Mirënjohje Nderi ka fituar nxënësja Era Januzi.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur vajzat e talentuara në fushën e matematikës.

Për Kosovën kjo është vetëm hera e katërt e pjesëmarrjes në EGMO. Për këto katër vite pjesëmarrjeje Kosova ka fituar një medalje të bronztë më 2020, një medalje të argjendtë më 2021 dhe dy mirënjohje nderi më 2022 dhe 2023.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e falënderon Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionin për mbështetjen financiare të udhëtim të ekipit të Kosovës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,

Prishtinë,

më 19.04.2023

You Might Also Like