Futboll

Tun Bardhoku është lojtar i Dritës

Klubin i Dritës me anë të një postimi ka komunikuar se ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e Prishtinës, Tun Bardhokun.

27 vjeçari me “Intelektualët” ka arritur një marrëveshje dy vjeçare dhe nga kampi gjilanas shihet si zëvendësues i mbrojtësit ganez.

Postimi i plotë:

Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbejxhan.

Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.

Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundesi vazhdimi edhe për një vitë.

 

You Might Also Like