Gjilan

U bënë 40 vite nga rënia e heronjëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla

U bënë 40 vjet që na ndajnë nga fiziku i heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, por po bëhen gjithashtu po kaq vite, që ata tashmë janë në shpirtin e zemrat e qindra mijëra e miliona shqiptarëve dhe aty kanë bërë folenë e përhershme.
Plumbat tinëzar të armikut shekullor, mbetën vetëm ca copëza metali që u shpërfillën nga heronjtë, sepse ata tashmë kishin kryer një pjesë te madhe të misionit të tyre. “Lajmëtari i Lirisë” kishte arritur me kohë në cakun e duhur. » Këngët e Lirisë » nuk ishin më vetëm një libër gjepi, por ato kishin gjetur« këngëtarët » që do i këndonin në gjithë Kosovën. Po këndoheshin drejtpërdrejtë nga demonstruesit – nxënësit, studentët, punëtorët e intelektualët në vitin ’81, në sheshet dhe rrugët e Prishtinës, por edhe të të gjitha qyteteve të Kosovës, duke u përballur me milicët armatosur deri në dhëmbë, me autoblindat dhe tanket e regjimit jugosllavë.
Dy vjet më vonë më 1984, « Këngët e Lirisë » do të dalin thekshëm nga goja atdhetarëve të pa epur Rexhep Mala e Nuhi Berisha, duke u bërë një me breshërinë e plumbave drejtuar milicisë së regjimit shtypës. Kjo jehonë e krismave të tyre do t’i qoj ata në altarin e lirisë.
Lirinë që e deshët aq shumë JU, deshët të na bëni dhuratë neve, ndërsa Lavdinë askush s’mund t’ua prekë. Sot jeni yje që shndrisni në qiellin e lirë të Kosovës.
Nevzad Isufi

You Might Also Like