Gjilan

U.D. Kryeprokurori i Shtetit vizitoi Prokurorinë Themelore në Gjilan

Në vazhdën e vizitave zyrtare në të gjitha prokuroritë e vendit, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku janë pritur nga Kryeprokurori, z. Arben Kadriu, dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Kryeprokurori Kadriu e ka njoftuar U.D. Kryeprokurorin Kelmendi me punën, të arriturat, sfidat si dhe çështjet tjera me të cilat përballën prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në anën tjetër, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar punën dhe efikasitetin e kësaj prokurorie në trajtimin e rasteve penale.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka zhvilluar vizitë zyrtare edhe në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku është pritur nga Kryeprokurori, z. Ismet Ujkani dhe prokurorët e kësaj prokurorie.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi është njoftuar nga Kryeprokurori Ujkani për gjendjen dhe ngarkesën më lëndë në të gjithë regjistrat, punën e secilit departament në trajtimin e rasteve penale, sfidat dhe vështirësitë institucionale të kësaj prokurorie.

Në këtë takim, Kryeprokurori Ujkani ka ngritur kërkesën për shtimit e numrit të prokurorëve, përfshirë këtu edhe transferimin e përkohshëm të prokurorëve në këtë prokurori në mënyrë që të gjitha rastet të trajtohen brenda afateve ligjore, nevojën që Prokuroria Themelore në Mitrovicë të sistemohet në një objekt të ri si dhe çështje tjera me rëndësi.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka shprehur gatishmërinë e tij që të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për transferimin e përkohshëm të prokurorëve nga prokuroritë tjera në këtë prokurori si dhe t’i adresoj nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë para organeve kompetente.
Në fund, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ju ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në arritjen e sukseseve të përbashkëta.

You Might Also Like