ARSIMI

Ka ndërruar jetë mësimdhënësja Arjeta Rexhepi – Maliqi

Viti, ndërron jetë mësimdhënësja Arjeta Maliqi
Mësimdhënësja Arjeta Rexhepi Maliqi ka vdekur sot në moshën 43 vjeçare. Lajmin e dhimbshëm e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti.

Ajo ishte mësimdhënëse në shkollën fillore ”Mirali Sejdiu”, Goshicë – Gërmovë.

„Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, i shprehim ngushëllime më të sinqerta familjes Rexhepi-Maliqi, si dhe mësimdhënësve, nxënësve të Shfmu”Mirali Sejdiu” Goshicë – Gërmovë”. Mësuesja Arietë do të kujtohet gjithmonë si një përson i dashur, nënë e përkushtuar dhe mësimdhënëse e dalluar në punë. Ngushëllime!“, ka shkruar Drejtoresha Ajeti.

„Sot në emër të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dua të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për largimin e papritur nga kjo botë të mësimdhënëses së çmuar Arieta Rexhepi-Maliqi. Në këto çaste të vështira të pikëllimit ne pos ngushëllimit bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë. Arieta do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë për kontributin e saj profesional në fushën e arsimimit të nxënësve të shumtë. Puna e saj e bërë me dashuri me secilin nxënës, profesionalizmi i saj në arsim dhe sjelljet e mira do të mbesin kujtimi më i bukur për ata që e njohën Arietën“, ka shkruar kryetari Sokol Haliti.

You Might Also Like