Sporte të tjera

U mbajt Kampionati Individual i Kosovës në Badminton për kategoritë e reja

Sot në Palestren Imperium Medical në Bardhosh u mbajt Kampionati Individual i Kosovës në Badminton në Kategorinë U-11, U-13, U-15, U-17, U19 dhe Seniorë,  ku në prani të një numri të konsiderueshëm shikuesish dhe mbi 120 garues në dy gjinitë, u zhvilluan lojëra të mira.

Siç ka theksuar Blerim Sylejmani, sekretar në Federatën e Badmintonit të Kosovë dhe trajner, në kategorinë U-13 ngadhënjeu Lorent Muji, duke treguar lojë cilësore në aspektin tekniko taktik mundi kundërshtarët e tij Omer Rrudhani me rezultat 2:1 dhe u stolis me titullin e kampionit, ndërsa Olsa Zymberi u radhit e treta në konkurrencën e Senioreve, duke u mposhtur nga Suela Keka, Vendi i parë dhe Melisa Cermnjani e dyta. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like