Te nderuar studentë, lexues e kolegë te Biblioteke se Qytetit ” Fan S Noli” sot shkoi ne pension kolegia jone znj Hyrije Baftiu..Te faleminderit Hyrije..!
znj. Hyrije…. !
Urime ditëlindja, dhe shumë ditëlindje tjera të gëzushme…
Dua që në emër timin e të kolegëve dhe të gjithë të pranishmëve me këtë rast të uroj edhe për pensionimin tënd.
Paç një jetë dhe pleqni të qetë dhe të rehatshme..!.
Të nderum studentë/ lexues dhe kolegë të nderum nga Drejtoria e kulturës,
Ju falënderoj shumë që keni ardhë sot për t’u përshëndetur me znj. Hyrije..
Siç e dini, Hyrija ka ba këtu në këtë institucion / në bibliotekë, më shumë se 20 vjet punë.
E duke cituar një autor i dashur për mua dhe njohur në këtë rast, duke e përshkru si do të dukej parajsa pati thënë:
“Nëse do të mund ta doja apo përshkruaja se si është a si funksionon parajsa atëherë do të më duhet të them se ajo duhet të jetë si Biblioteka”…!
-E nderume Hyrije siç na ke pohu edhe ti shpesh, ti e gjeje qetësinë shpirtnore pikërisht këtu në Bibliotekë.
-Pranë studentëve -Pranë librave e rafteve të librave -Afër shfrytëzuesëve dhe anëtarëve të bibliotekës duke kalu këtu mbi;
-20 vjet punë..
-Mbi 240 muaj apo
-Më tepër se 10 mijë ditë, e posaçërisht ditët e shtuna të cilat askush nuk do me i kalu ne punë.
Unë të falënderoj për këtë edhe në emër të studentëve të cilët sot janë prezent…!
Por, për të gjitha këto vjet Hyrije, ti ke pasur edhe një privilegj, përveç punës tënde të paloshshme …
-tash du me të përkujtu edhe pasionin tënd- leximin apo të pasurit privilegj të çdo Libri të Ri që ka hy në Bibliotekë – ku së pari arrinte në dorën tënde dhe kjo është një gjë që rrallë që kushdo se përjeton në jetë….!
Faleminderit Hyrë..!
Korab e Kosovare, tani ne po ju kthejm mamin pak më shumë në shtëpi dhe gjirin tuaj…!
Qazim A Azizi.