Libri

“VJESHTA LETRARE E GJILANIT” BEGATON LETËRSINË SHQIPE ME VEPRA TË REJA PO DHE ME EMRA TË RINJ

“VJESHTA LETRARE E GJILANIT” BEGATON LETËRSINË SHQIPE ME VEPRA TË REJA PO DHE ME EMRA TË RINJË

Gjilan, 16 tetor 2021

Nën organizimin e asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubin “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan si dhe me Bibliotekën e këtij qyteti, ka nisur edicioni i 12-të i Manifestimit “Vjshta letrare e Gjilanit”.
Shkrimtari Sabit Rrustemi, njëherësh dhe dejtues i këtij asociacioni, duke shpall të hapura veprimtaritë e nduarduarshme të këtij edicioni, potencoi faktin se “Vjeshta letrare e Gjilanit”, prej edicionit të parë e këndej, ka përuruar vlera letrare, emra të rinjë e të dëshmuar po edhe vepra që kanë pasuruar letërsinë shqipe, qofshin me autorë nga krahina e Anamoravës, po ehe me autorë nga trevat tjera shqiptare, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, mërgatën po dhe autorë të huaj.,
Këtë vit, sipas z.Rrustemi, përkundër rrethanave të rënda pandemie ( Covid – 19 ), ky asociacion, përmes shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, sjell 17 tituj të rinj librash si dhe tre numra të rinj të revistës AGMIA po edhe numrin e 11-të të Manifestimit TREKËNDËSHI POETIK I PAQES.
Nga veprat e botuara deri tash gjatë këtij viti, sipas Rrustemit, 10 libra t të rinj i përkasin poezisë, 5 të tjerë kritikës letrare si dhe një libër me tregime e një tjetër nga publiicisitika. Andaj është e natyrshme, duke parë dominimin e peozisë në botimet tona, që këtë edicion ta nisim me një poete të re, Blleona Arifin, e cila bëhet pjesë e letërsisë sonë me librin e saj të parë, “Dhembjen lerma mua”.
Për këtë vëllim poetik, me vlerësime u paraqitën Mr. Arsim Halili si dhe shkrimtarja Albina Idrizi, e cila është dhe redaktore e librit ,(vështrimin e së cilës e paraqiti Lironë Rrustemi ), duke nënvizuar njëzëri vlerat e poezive të këtij libri, që sipas tyre i përkasin një niveli të dëshiruar artistik.
Poezi nga libri deklamoi artistja e skenës letrare, Xhezide Selimi, e cila njëkohësisht e moderoi në mënyrën më të mirë këtë veprimtari hapëse.
Ndërsa, qershia mbi tortë ishte paraqitja në fund e vetë poetes së talentuar Bleona Arifit, absolvente e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, e cila përpos që i falënderoi të pranishmit, dhe të tjerët që e përgatitën, ndihmuan po dhe dhanë vlerësime meritore për librinb, shpjegoi edhe shkaset se, pse iu përkushtua kësaj rruge krijuese, e cila sipas saj, aspak nuk është pa sfida.
“Vjeshta letrare e Gjilanit”, vazhdon m e 23 tetor 2021, duke shënuar njëvjetorin e mungesës së shkrimtarit të mirënjohur nga kjo krahinë, Ramadan Musliut, përmes librit me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e tij, SHTJELLË SHPIRTËRORE, ku zgjedhjen e bëri si dhe e shkroi parathënien, prof Anton Nikë Berisha, ndërsa e botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.

You Might Also Like