ARSIMI

U pensionua Reshat Behluli, sekretar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini  në Gjilan

U pensionua Reshat Behluli, sekretar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini  në Gjilan

 

Pas një pune të palodhshme me dekada të tëra në arsimin gjilanas, është pensionuar  Reshat Behluli, sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini: në Gjilan.

Ai gjatë karrierës së tij, gjithnjë ishte në shërbim të nxënësve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë. Është shquar për pedantëri në punë, përkushtim e punë edhe pas orarit dhe kurrë nuk ka ndodhur që të kthejë palën pa e shërbyer. Reshat Behluli mbahet në mend edhe si punëtor i madh, i cili së bashku me stafin ndihmës kishte rregulluar për lakmi kopshtin e shkollës e më pas edhe atë të Kompleksit të Shkollave të Mesme, gjë që e tërë Kosova e kishte lakmi.

Tashti, kur Reshat Behluli feston ditëlindjen e tij të 65-të, kolektivi i Gjimnazit Shoqëror „Zenel Hajdini“ në Gjilan i ka uruar pensionimin, me dëshirën që në vitet në vijim të gëzojë shëndet e lumturi pranë më të afërmëve të tij.

 

“Me Reshatin punuam kohë të gjatë, ishim bashkë në shumë procese; përkushtimi, bashkëpunimi, dhe angazhimi i pakursyer i Reshatit, beri që shkolla jonë të jetë shembull i mirë i kryerjes së shërbimeve, shembull i mirë i kujdesit dhe mirëmbajtjes se hapësirës shkollore“, është thënë në urimin e kolektivit të shkollës “Zenel Hajdini”, Gjilan./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like