Libri

U promovuan pesë libra – tekste shkollore për mësim zgjedhor

Në ambientet e Vali Ranch këtë të shtunë janë promovuar pesë libra, tekste shkollore për mësim zgjedhor të autoreve Vlora Jakupi, Gëzime Sahiti dhe Yllka Behluli. Tekstet me titull “Sjelljet dhe komunikimi 1, 2, 3” dhe “Edukimi përmes lojës 3 dhe 4” pritet të jenë në shërbim të nxënësve të nivelit 1 deri në 5, në kuadër të mësimit me zgjedhje, shkruan kryelajmi.com.

Fillimisht Besim Zyberi nga Shtëpia Botuese “Magjia e librit”, ka theksuar se janë këta libra të punuar me kujdes të shtuar. Ai këta libra I ka cilësuar si tejet të mirë dhe ka kërkuar që të përkrahen autorët, librat e të cilëve do të kenë suksese.

I pranishëm në këtë promovim të librave, Alban Hyseni, kryetar I Gjilanit, këtë ditë e ka vlerësuar si ditë të frymëzimit dhe të dritës dhe se autoret e këtyre librave që janë pjesë e procesit mësimor, po e kalojnë artin e mësimit, duke botuar libra të rinj, libra që horizonte për dije të reja.

“Për fëmijët tanë dija është qëllim final, andaj të qëndrojmë së bashku drejt kërkimit të dijes”, ka thënë Hyseni.

Vlora Jakupi, autore e librit “Sjellja dhe komunikimi 1”, ka thënë se është ky një libër I ndërtuar me kujdes e fjali të zgjedhura dhe se ky libër do të jetë mjet praktik për mësuesit dhe fëmijët. Ajo ka shprehur besimin se ky libër do të jetë një ndihmë e vogël në arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Gëzime Bllaca – Sahiti, autore e tre librave “Sjellja dhe komunikimi 2” dhe “Edukimi përmes lojës 3 dhe 4”, ka thënë se këta libra janë krijuar me kujdes për të qenë afër nxënësve dhe shkollave. Në ta është derdhur dija teorike dhe përvoja jetësore dhe këta libra janë shumë të rëndësishëm për aftësitë sociale dhe emocionale të nxënësit, duke I mësuar se si të sillen, të dëgjojnë e të shprehen. Janë këta libra të mirë, që do të përdoren në klasë.

Edhe autorja tjetër, Yllka Behluli, autore e librit “Sjellja dhe komunikimi 3” ka thënë se librin e ka punuar me dashuri dhe profesionalizëm dhe se ky është libër më se i nevojshëm për të gjitha fushat e jetës.

Halim Halimi, kritik letrar në një vështrim të tijin rreth këtyre librave ka thënë se këta libra janë tejet të rëndësishëm, derisa për autorët tha se ato kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Sipas Halimit, këta libra janë në përputhje me Kurrikulën Bërthamë të Arsimit në Kosovë dhe si të tillë do të jenë tejet të nevojshëm për shkollat tona.

Rreth librave kanë folur edhe Ardhmërie Musliu, Ismajl Kurteshi, Drita Maliqi e folës të tjerë, të cilët thanë fjalë miradije për autoret e librave e sipas të cilëve ato bënë punë të shkëlqyeshme, ngase shkollat tona kanë patur nevojë për libra që I dedikohen mësimit me zgjedhje, ngase mësimdhënësit janë përballur me vështirësi rreth përzgjedhjes së materialit për mësimin me zgjedhje, e që është njëra ndër lëndët më të preferuara të fëmijëve të ciklit 1 deri në 5.

Ndryshe autoret Vlora Jakupi, Gëzime Bllaca – Sahiti dhe Yllka Behluli janë trajnere në arsimin fillor dhe këta libra të tyre janë dëshmi e përkushtimit profesional dhe shpirtëror./kryelajmi.com/.

You Might Also Like