Libri

Nasi Lera: Kam kërkuar që asnjëherë të mos ndahej letërsia që zhvillohej në Kosovë me atë në Shqipëri

Sot u mbajt ceremonia e dhënies së çmimit letrar “Beqir Musliu”. Deri më sot me ketë çmim janë nderuar 14 shkrimtarë e shkrimtari Nasi Lera është i 15-ti me radhë. Gjatë fjalimit kryetari i komunës Lutfi Haziri falënderoi Sabit Rrustemin për kontributin e dhënë në zhvillimin kulturor të qytetit si dhe shkrimtarin Nasi Lera për veprat e përkthimet e shumta që kanë pasuruar letërsinë shqiptare.

Shkrimtari Ibrahim Kadriu tha se mbajtja e këtij manifestimi çdo vjet e një çmim tradicional është një punë e madhe. Ndër tjerash Kadriu, tha se Nasi Lera vijon te mbetet një nga personalitetet më të njohur dhe të respektuar nga lexuesit, derisa shkrimtari e studiuesi Anton Nikë Berisha  lidh veprat e shkrimtarit me fjalë të Ernest Hemingway ku vlen të ceket se kur të shkruarit bëhet vesi kryesor dhe kënaqësia më e madhe vetëm vdekja mund ta ndal atë.

Fituesi i çmimit Nasi Lera, shprehet se ndjen shumë emocion dhe qyteti i Gjilanit e bën të ndihet si në qytetin e tij të lindjes- Korçë.

“Të dashur djem të shkrimtarit të nderuar Beqir Musliu më lejoni që t’a ndjej veten anëtar të familjes suaj, ndjej veten shumë të nderuar. Ky kufi shtetëror nuk ka për të ndarë ndonjëherë komunikimin shpirtërorë . Letërsia që zhvillohej në Shqipëri vinte në Kosovë e kur kam punuar në lidhjen letrare të Shqipërisë kam kërkuar që asnjëherë të mos ndahej letërsia qe zhvillohej në Kosovë me atë në Shqipëri. Vetëm duke nderuar njëri tjetrin mund të nderosh emrin tënd “- përfundoi shkrimtari Nasi Lera.

Autore: Jona Kallaba dhe Kledia Mehmeti

You Might Also Like