Gjilan

UEFA ishte që ndeshja të zhvillohet

Zymberi | UEFA ka qenë për zhvillimin e ndeshjes, por vendimi i tyre ka rënë desh me ato të Zvicrës.

Pak orë me parë, Drita ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një intervistë dhënë për “Klan Kosovën” ka treguar gjitha ndodhit që kanë ndodhur në Zvicër

 Dueli final i fazës paraeleminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe skuadrës irlandeze Linfield i paraparë të zhvillohet ditën e djeshme është anuluar, shkruan Gazeta “Sheshi”

“Ka qenë një udhëtim i vështirë me shumë ndodhi, por gjithesesi ndeshje e parë është zhvilluar. Autoritet e UEFA nuk ka qenë për mos të ndaluar ndeshjen, por ato kanë rënë në desh me ato zvicerane”

“Takimi i dytë nuk është zhvilluar pasi një lojtar i yni ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kështu autoritet zvicerane kanë kërkuar që ekipi jonë të mos zhvillojë ndeshjen por që të gjithë ne të karintinohemi. Kështu UEFA ka qenë e pafuqishme për të marr një vendim tjetër dhe është dashur që ta respektojmë vendimin e shtetit zviceran”

“UEFA na ka njoftuar që sot do të mblidhen, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ku do të diskutojnë për këtë ndodhi që ka ndodh. Gjithsesei ne mendojmë që është lëshim i madh nga UEFA, pasi ata është dashur që ta organizojnë në një shtet tjetër e jo në Zivcër pasi i ka rregullat më ndryshe dhe strikte”

“Kemi parë disa reagime kinse UEFA nuk ka qenë dakord për mos zhvillimin e ndeshjes. UEFA ka qenë për tu zhvilluar takimi por vendimi i tyre ka rënë në desh me autoritet zvicerane dhe kështu është dashur ti respektojmë ne”.

 

You Might Also Like