Gjilan

Katër gjimnazistë të Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nderohen me çmimin “Shkencëtari i ri”

Katër gjimnazistë të gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nderohen me çmimin “Shkencëtari i ri”

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të mërkurën në një ceremoni solemne ka ndarë çmimet “Shkencëtari ri”, pas garës së zhvilluar nga nxënësit  e gjimnazeve natyrore nga Gjilani, Prishtina, Prizreni dhe Ferizaji.

Fitues të kësaj gare nga gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti”, ishin Aiola Bislimi, Blendi Hoxha, Asja Salihu dhe Viola Maksuti, të cilët me këtë rast u nderuan me mirënjohje dhe çmimet e fituara.

Çmimet për nxënësit fitues gjilanas u shpërndanë nga ministrja Arbërie Nagavci bashkë me Nazim Gagicën drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Bekim Mustafën, drejtori i gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”.

Ata falënderuan shkollat pjesëmarrëse, nxënësit fitues, mësimdhënësit dhe prindërit si kontribuues të këtij suksesi.

Ministrja Nagavci dhe drejtori Gagica, këtë garë e vlerësuan si motivuese për të nxjerrë në pah talentet e rinj, por edhe premtuan përkrahje të vazhdueshme për nxënësit që do të marrin pjesë në këtë garë.

Në emër të gjimnazistëve fitues nga Gjilani, falënderuan nxënëset Aiola Bislimi dhe Viola Maksuti.

You Might Also Like