OPINION

Ujku do terr, ndërsa kriminelët terren të lirë

Ujku do terr, ndërsa kriminelët terren të lirë

Shkruan: Bekim Selishta

Ka disa ditë rresht nuk ndalet protesta në rrugë e në rrjete sociale, dikush dëshiron të përfitojë nga rasti i një fëmije për t’i arrit qëllimet e veta të caktuara, e disa të tjerë janë dal veç nga shtytja e turmave Për të dalë në fotë e për të mos ndërmarrë asgja në realitet. Së paku gjatë ndejave të natës mbas orë 23 kanë parë shumë fëmijë në mesin e tyre, por kurrë se kanë thirrur nē polici me lajmëruar se pse ka aty edhe fëmijë në mesin e të rriturve etj. Këtu askush nuk e vuri pyetjen se ku ishin prindërit e saj atë ditë pse nuk e lajmëruan në Polici si të humbur, sepse kjo viktimë edhe më par mendoj se është dhunuar, abuzuar e askush nuk ka reaguar apo të interesohet se çfarë përkujdesje prindore ka pas, këtu është dashtë me u shtuar vigjilenca e prindërve dhe Shtetit nëse edhe më parë është trafiku seksualisht këtu urgjentisht është dashtë me pas përkujdesje më rigoroze nga shteti në bashkëpunim me prindërit ose mbikëqyrje nga punëtori social. Nuk ka rendësi se çfarë gjendje Socio-Ekonomike kanë kujdesi për fëmijët nën moshën 17 vjeç duhet të jetë shumë më i madh!! Këtu bën mirë të ceket edhe kohën e dhunimit se kur ka ndodh akti barbar, sepse mundet të ketë ndodh edhe shumë hera tjera e nuk ka pyet askush se ku ke qenë tërë natën, sepse mbas orës 19 ose 20 fëmijët në rrugë pa prind nuk duhet të lejohen vetëm të shëtisin rrugëve, shesheve lokaleve etj. Në shumë vende të zhvilluara çdo fëmijë nën moshën 18 ose 17 vjeç nëse shihen rrugëve vetëm ose në grupe pyeten nga policia ose punëtorët social se ku i kanë prindërit dhe pse janë dal vetëm në rrugë sepse edhe nëse kanë probleme mes prindërve problemet e mëdha munden me u sanuar ose ndal me kohë nga kjo nisje mirë e personave adekuat, fëmijët në rrugë kanë shumë “arsyje” që janë dal pa prind. Këtu mundet të ketë edhe shumë viktima tjerë nën moshën 15 vjeç që nuk i kanë deklaruar si viktima as kush as prindërit e as të afërmit e ku numrat e rasteve munden me na shtang nga shifrat e mëdha. Ka shumë raste ku munden edhe nga shpërndarësit narkotik të përdorën nëse jo veç seksualisht fëmijët janë shum leht të përdorshëm nga dilerat dhe kriminelët e ndryshëm sepse janë krijesa shumë të sinqerta e të padjallëzuar ku kriminelët i përdorin për qëllime të veta të djallëzuara. Nëse nuk ka përkujdesje prindërore edhe prindërit janë bashkë pjesëmarrës në me kriminelët shiheni fotot në shumë koncerte e ndeja nate ku përdoret alkooli dhe substanca të ndryshme narkotike ku rreptësisht ndalohen hyrja e personave nën 18 vjet të jenë prezent ndërsa tek ne edhe në festivalet e alkoolit janë prezent fëmijët ose shoqet e shokët e gjeneratës kësaj viktimës së fundit e as kush se merr mundin të reagojë e të parandalojë viktimat tjera potenciale!!?

You Might Also Like