Gjilan

UKZ dhe Komuna e Gjilanit thellojnë bashkëpunimin

Sot me kënaqësi prita në zyrën time Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Bashkë diskutuam për mënyrat se si mund të forcojmë bashkëpunimin mes institucioneve tona, në mënyrë që të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë akademike.

Arsimi vazhdon të jetë në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, andaj do të vazhdojmë të angazhohemi për studentët tanë dhe stafin akademik.

You Might Also Like