Gjilan, 29 shtator 2020 – Nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe mësimdhënësit, kanë përfituar pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19, që është donacion i UNICEF dhe USAID.
Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, sikurse edhe përfaqësues të UNICEF dhe USAID.
Kryetari Haziri e ka falënderuar UNICEF’in dhe USAID’in për këtë donacion, duke thënë se gjithmonë janë bërë krahë i gjilanasëve, sa herë që ka qenë nevoja, duke ndihmuar në disa aspekte.