Gjilan

Në VV mund të shpallen kandidaturat për kryetar të Gjilanit

Qendra e Vetëvendosjes në Gjilan nga kjo e  e mërkure, 02 gusht 2017, nga ora 22:00 ka  hapur zyrtarisht afatin për kandidimin për kryetar të komunës në zgjedhjet e brendshme të Qendrës së Gjilanit. Sipas një njoftimi nga VV, afati për kandidim është i hapur deri të shtunën, 05 gusht 2017, në orën 22:00.

Ardianë Halimi, nga zyra për informim e Qendrës në Gjilan ka thënë se të interesuarit duhet patjetër të kontaktojnë me njërin nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor Ad Hoc të Qendrës për të plotësuar formularin e kandidimit. Kandidatët e interesuar duhet të mbledhin 1/5 të nënshkrimeve të delegatëve të Këshillit të Qendrës.

You Might Also Like