OPINION

Uniteti i çeliktë fuqizon bashkimin politik

 

Shkruan: Nijazi Musmurati

Një vështrim nga këndi im përditshmërisë sonë

Situatën të cilën jemi duke e jetuar më nxiti që të shkruaj disa fjalë për udhëheqjen politike të vendit, për mosunitetin e faktorit politik shqiptar si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi si dhe kudo tjetër ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

Këtë mosunitet brenda shqiptar i gëzohet Serbia, Rusia me një fjalë armiqtë e shqiptarëve.

Njeri i madh dhe me vlera, i ditur, i aftë, i mençur është ai që i ofron njerëzit, i bashkon, i këshillon apo i pajton.

Trimi mirë me shokë shumë.

Kur i qasesh detyrave, derteve dhe halleve me të tjerët, rezultati do të jetë padyshim më i favorshëm.

Nuk mjafton vetëm të jesh i mençur apo i zoti vetëm për vete. Aftësia dhe zotësia e njeriut shprehet në shumë mënyra.

Nuk mjafton të jesh i aftë në teori e të mos e zbatosh në praktikë. Teoria pa praktikë është si mulliri pa ujë.

Kryeministri i vendit z.Albin Kurti posedon horizont të gjerë njohurish teorike, oratori etj. Të gjitha këto duhet të gërshetohen me praktikën.

Sot më tepër se asnjëherë nevojitet bashkëpunimi ndërsjellë brenda shqiptar. Duhet bashkëpunimi i sinqertë dhe vëllazrorë me shtetin shqiptar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë Edi Rama duhet të jenë të lidhur dhe të bashkuar mes veti (si mishi me kockën) dhe të iu qasen punëve së bashku. Duhet të takohen natë e ditë, të flasin dhe të bisedojnë si vëllau me vëllanë për preokupimet e shqiptarve.

Në rininë tonë e kemi ëndërruar Shqipërinë. Si të i shohim vetëm një mal, një kodër apo vetëm edhe një lis të vetëm të nënës Shqipëri.

Në saje të lirisë na është mundësuar si asnjëherë më parë kontakti, vizitat, bashkëpunimi, takimi për hallet dhe punët tona të përbashkëta. Kur je i bashkuar je më i fortë, më i fuqishëm, kurse i vetmuar je i përçarë, i përndjekur dhe i shpërndarë.

Vallë pse nuk shkohet shpesh në Tiranë (qoftë dhe privatisht) të takohesh me kryeministrin vëlla Rama dhe të bisedoni shtruar (gju me gju) për punët që na presin.

Vuqiçi tërë ditën dhe natën është në telefon me Putinin dhe Putinat tjerë të Rusisë Cariste qoftë privatisht apo zyrtarisht.

Edi Rama është shqiptar, nuk është tradhtar, gjithashtu dhe Albin Kurti është shqiptar, nuk është tradhtar.

Shpeshherë thuhet se Edi Rama u takua me Vuqiçin, por edhe Albin Kurti po takohet me Vuqiçin. Nuk janë tradhtar asnjëri dhe as tjetri që takohen me Vuqiçin. Duhet bërë politikë.

Vizitën të cilën Edi Rama e zhvilloi në Beograd para një kohe (disa nga mediat dhe njerëz të qëllimshëm të politikës) e quajnë gjëja si të kurdisur(por nuk është e kurdisur) por vizitë zyrtare.

Ju kujtohet përgjigja e Ramës para mediave dhe gazetarëve në Beograd duke iu drejtuar Vuqiçit se sa më parë të njihni pavarësinë dhe shtetin e Kosovës rajoni do të jetë më i qetë.

Vuqiçi e përcolli Ramën me një lëvizje koke dhe me një dinakëri të thellë.

Fjalët e Ramës drejtuar kryetarit Serb Vuqiç nuk ishin të kurdisura por thjeshtë fjalë që buronin nga thellësia e zemrës se një shqiptari (e në kët rast fjalët e një kryeministri shqiptar të quajtur Edi Rama). Edi Rama bën politikë për vendin apo shtetin shqiptar. Kërkon dhe hulumton alternativa për përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar e ka në kushtetutë të vendit që të kujdeset dhe të flet për shqiptarët kudo që ndodhen.

Shpeshherë nga udhëheqësit tanë dëgjojmë gjëja se Edi Rama po përzihet në punët e Kosovës. Ju kujtohet ish kryeministri Haradinaj me një dioptri shkurtpamëse duke i thënë Ramës shiko ti punët tua e mos na u përzi neve.

Edi Rama si çdoherë i kujdesshëm iu drejtua Haradinajt se unë nuk përzihem në punët e juaja. Ju jeni ata që e udhëheqin dhe duhet ta drejtoni Kosovën.

Por, unë zbatoj kushtetutën e shtetit shqiptar që shkruan qartë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, prandaj e them dhe iu dal në mbrojtje shqiptarëve çdo kund në botë aty ku më jepet rasti.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti mos ta shohin Ramën me skepticizëm por të takohen natë e ditë (si thotë populli) dhe t’i kanalizojnë dhe koordinojnë punët në drejtimin e duhur që na presin në të ardhmen.

Presidentja e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti mos të kenë inate apo zili (sepse jeni më të rinj). Jeni të aftë, dini teori, por nuk keni përvojë të madhe politike në arenën ndërkombëtare. Askush nuk duhet të jetoj në iluzione se ne jemi në udhëheqje dhe dimë çdo gjë. Mos të ju mundoj bajraktarizmi sepse udhëheqësit politik vijnë dhe shkojnë. Liria jonë ka kaluar nëpër shumë faza dhe etapa.

Është dëgjuar nga kryeministri i tashëm se Hashim Thaqi është kriminel dhe duhet të shkoj në Hagë. Ndoshta është thënë me vetëdije apo spontanisht. Kjo nuk i bën nderë askujt. Besoj se edhe Kryeministri i tashëm e ka parë se ka gabuar me këtë thënie.

Apo nga disa të tjerë se Kadri Veseli është kriminel se ka qenë në krye të SHIK-ut. Çdo shtet ka shërbimin e vet informativ. Në krye të SHIK-ut zgjidhen njerëzit më të besueshëm, më të aftë dhe më guximtar. Prandaj kjo detyrë me përgjegjësi të lartë i ka takuar Kadri Veselit. Edhe SHBA e përkrahën SHIK-un. Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e të tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë protagonistë të gjallë të udhëheqjes së UÇK-së dhe të rrugëtimit të fitimit të lirisë të cilën po e gëzojmë.

Qeveria e sotme me Albin Kurtin kryeministër të punoj me të gjithë e veçmas me shtetin Shqiptar në realizimin e aspiratave të shqiptarëve që na presin në të ardhmen.

Gjilan, 17.06.2022

You Might Also Like