Viti

Fatbardha Emini rizgjedhet kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Viti

Fatbardha Emini rizgjedhet kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Viti

Fatbardha Emini është rizgjedhur dje kryetare e Degës së Forumit të Gruas së LDK-së në Viti, edhe për një mandat.

Emini që ka marrë besimin për të udhëhequr Forumin e Gruas së LDK-së për vitet e ardhshme tha se LDK mbetet alternativa më e mirë për zhvllimin e shtetit të Kosovës.

Ajo që hapi punimet e kuvendit ku merrnin pjesë gra e vajza nga Vitia, ka ftuar ato që të bëhen pjesë e Platformës politike, pasi siç u shprehë, LDK është organizatë politike lidere e gruas në Kosovë.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është zotuar se gratë do të kenë hapësirën e plotë në LDK dhe se “zëri” i tyre do të jetë vendimmarrës.Në Kuvendin e Tetë Zgjedhor të Forumit të Gruas, kryetari Abdixhiku, tha se gratë tradicionalisht kanë qenë shtyllë politike në këtë subjekt politik.Aziz Zuka

You Might Also Like