Viti

Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 28 Nëntorit

Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, iu është drejtuar të gjithë qytetarëve vitias dhe gjithë kombit shqiptar me një mesazh urimi.

 

“ Të nderuar qytetarë vitias dhe bashkëkombës. Në prag të shënimit të ditës më të rëndësishme të kombit tonë, pra festës së 28 Nëntorit ju urojë të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden në trojet shqiptare por edhe jashtë saj këtë festë të çmuar. Kjo ditë e bekuar gjithmonë ka bashkuar dhe do të bashkoj shqiptarët për të kremtuar shpalljen e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe për të nderuar flamurin tonë kombëtar kuq e zi.

 

Natyrisht se në festa të këtilla të lavdishme ne përkujtojmë edhe sakrificën e popullit tonë për të arritur paqen e shumëpritur.

 

Fatkeqësisht si pasojë e gjendjes së pandemisë të krijuar në vend por edhe në mbarë botën, si pasojë e virusit COVID-19 , kremtimi i kësaj feste do të bëhet me masa mbrojtëse duke respektuar rekomandimet e eksperteve. Megjithatë ju nga shtëpia do të keni mundësinë që të përcjellin online koncertin festiv të përgatitur nga A.K.V “Kemajl Azizi” që do të transmetohet të shtunën me fillim në ora 16:00 në Plus TV . Prandaj gëzuar këtë festë kombëtare dhe festofshim së bashku edhe shumë festa të tjera”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

 

You Might Also Like