Viti

Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në prag të shënimit të 11- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi.

 

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të Komunës sonë të ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

 

Shënimi i kësaj dite na bënë krenar por në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi.

 

Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Sokol Haliti.

You Might Also Like