Ja fituesit e garave rajonale në futsall
Në palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan u mbajtën garat rajonale në futsall. Nga shkollat e komunës sonë dolën tri ekipe kampione regjionale të nxënësve:
Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” Gjilan – Vajzat, Vendi i parë
Shfmu ,,Thimi Mitko” – djem, Vendi i parë
Shfmu ,,Selami Hallaqi” – Vajza, Vendi i parë
Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione rajonale në futsall në garat që janë mbajtur këtë të hënë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Gjimnazistet gjilanase kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga Kamenica dhe Vitia dhe me plotë meritë do t’a përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane të Sportit Shkollor.
Këto futbolliste të vyera që udhëhiqen nga profesori i kulturës fizike dhe sportit Blerim Shala kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre. Në ndeshjen e parë kanë mundur shkollën përfaqësuese të Komunës së Kamenicës me rezultat të thellë 7:1 e më pas kanë mundur edhe shkollën përfaqësuese të komunës së Vitisë me rezultat 2:0.