Futboll

Valon Zymberi i kënaqur me shortin

Sot në ambientet e FFK-së është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Dueli kryesor do të zhvillohet mes dy skuadrave të Superligës, Prishtinës dhe Llapit, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, në letër, Drita shihet si favorite ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Ramiz Sadikut.

Kujtojmë se duelet gjysmëfinale zhvillohen me nga dy ndeshje.

Pas shortit, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka deklaruar se në teori ndeshja ndaj Ramiz Sadikut është në favorin e Dritës.

“Sigurisht që çdo ekip që ka qënë sot është ekip që me meritë ka arritë deri këtu, duke pas parasysh që Ramiz Sadiku është një kateogri më poshtë, teorikisht është një favor për ne, kupa ka sjellë befasi, andaj do te qasemi më shumë seriozitet. Mendoj që jemi te fokusuar të kjo garë dhe kjo Kupë, por duhet te kemi jashtëzakonisht kujdes të këto ekipe.

Drita ka pas synim edhe kupën edhe titullit, jemi në rrugë të mirë ne të dyjat. Ne rast se Drita nuk e fiton këtë vit ndonjë trofe, mund të jetë një mini dështim, por edhe kur s’kemi pas titull, në Evropë kemi ditur te kthejmë krenarinë e titullit”, ka deklaruar Zymberi për media.

You Might Also Like