Sportet me dorë

Vashat e Dritës i rezistuan denjësisht Pogradecit

Drita 1-3 Pogradeci
20-25, 25-27, 25-19, 20-25
Pogradeci ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme, duke vazhduar serinë pozitive në Ligën “Gjergj Kastrioti” pas triumfit në transfertë ndaj Dritës.
Skuadra pogradecare e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë, ndërsa seti i dytë ishte tepër i luftuar dhe u vendos në fund me avantazh minimal për Pogradecin.
Drita reagoi në setin e tretë, por Pogradeci riktheu kontrollin në setin e katërt, duke e mbyllur ndeshjen 3-1.
Me këtë fitore, Pogradeci konfirmon formën e mirë dhe vazhdon të mbetet një nga skuadrat më konstante në garë.

You Might Also Like