Sportet me dorë

Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi kampionë në Beach Volley U20

 

Dy volejbollistë nga Gjilani, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi janë shpallur kampionë në garat e organizuara nga Federata Volejbollit te Kosoves.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri i tyre Fatlum Hajrizi, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar.

Sot perfunduan garat ne Beach Volley organizuar nga Federata Volejbollit te Kosoves per grup moshat U20.
Pas dy dite radhazi garimi dhe me nje pjesemarrje masive dhe kualitative te ekipeve nga e gjithe Kosova dy djelmosha dy puntorë të mëdhenj dhe e ardhmja e volejbollit tone Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi arriten te shpallen kampion ne kete kategori, dhe keshtu me plotë meritë do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatin Evropian që do të mbahet në Çeki.
Un si trener kam fatin qe punoj me djem puntorë e te pasionuar pas ketije sporti edhe pse ne kushte jo te mira dhe perkrahje te duhur mbi te gjitha motivi dhe deshira per sukses nga keta djem bënë që puna dhe angazhimi tyre në fund të shperblehet me titullin kampion, më se të merituar shumë krenar për juve djema 

You Might Also Like