DRITA VAZHDON ME FITORE DHE MBETET E DYTA
Raiffeisen Superliga A – Femrat, Xhiro 14
Drita 3-1 Fushë Kosova
22-25, 25-16, 25-20, 25-14
Drita ka regjistruar fitoren e 10-të sezonale, duke përmbysur rezultatin ndaj Fushë Kosovës pas humbjes në setin e parë.
Pas një starti më të mirë të mysafireve, gjilanaset morën kontrollin e ndeshjes duke dominuar në tre setet pasuese.
Sylejmani dhe Freeman kontribuan me nga 17 pikë secila, ndërsa Fresenius shtoi edhe 16 të tjera në fitoren e rëndësishme të skuadrës së Dritës.
Me këtë triumf, Drita mbetet në pozitën e dytë në tabelë, 10 pikë prapa liderit Fer Volley.
Në anën tjetër, Fushë Kosova renditet e pesta, duke mbajtur ende gjallë shpresat për ta kapur katërshen e parë që siguron “play-off”-in.





