Ekipi i vashave të Shkollës Fillore “Selami Hallaqi” nga Gjilani janë shpallur kampione të Rajonit të Anamoravës në Volejboll, gara këto që janë mbajtur në kuadër të Sportit Shkollore.
Garat janë mbajtur në Pelstrën e Sporteve në Llabjan të Komunës së Artanës, ku pjesëmarrëse ishin ekipet nga komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës
Në gjysmëfinale u përballen SHF “Halil Alidema” dhe SHF “Metush Krasniqi”, ndeshje në të cilën ngadhënjyen Roganaset me rezultat 1:2 në sete. SHF “Selami Hallaqi” ishte e lirë.
Në finale SHF “Selami Hallaqi” ishte më e mirë se SHF “Metush Krasniqi” dhe ngadhënjeu me rezultat 2:0 në sete dhe u shpall kampione për Rajonin e Gjilanit.