Sportet me dorë

Drita mposht lehtë Ferizajn

Volejbollistet e Dritës nga Gjilani kanë shënuar fitore të thellë ndaj volejbollisteve të Ferizajt me rezultat 3:0 në sete.

Vashat e Dritës që po marshojnë sigurt drejt ndeshjes finale për titull kampioni në setin e parë kanë kufizuar ferizajaset në 18 pikë, duke ngadhënjyer me rezultat 25:18. Ishte ky seti ku ekipi i Ferizajt i bëri ballë më shumë ekipit vendas, ngase në setet vijuese pra në të dytin dhe në të tretin, Drita ngadhënjeu me rezultat identik 25:14.

Në këtë ndeshje kryetrajneri Lorik Ilazi pati mundësi që të fus në lojë edhe lojtaret e reja që janë ardhmëria e këtij ekipi.

Pra në fund Drita – Ferizaj 3:0 (25:18, 25:14, 25:14).

You Might Also Like